Një i infektuar me Covid-19 mbërrin me urgjencë tek Infektivi

Ka mbërrituri rasti i parë me Covid-19 për ditën e sotme në spitalin Infektivin në Tiranë.

Siç shihet edhe nga pamjet, autoambulanca pasi ndalon para hyrjes së Infektivit, COVID 1-it, nga mjeti del një burrë i moshuar, i cili futet vet brenda në spital.

Mësohet se bëhet fjalë për një të moshuar nga Shkodra. Në këtë qark deri më tani janë konfirmuar 108 persona të infektuar me COVID-19, ku 58 janë aktualisht pozitiv, një ka ndërruar jetë dhe 49 janë shëruar.