Eksperti gjerman pyet Ramën: A ke qënë i arrestuar në Mynih në vitin 1991, a ke…

Këshilltari ekonomik i Kancelares Merkel, Martin Henze i është drejtuar sot me disa pyetje publike kreut të qeverisë Edi Rama.

Henze e pyet Ramën, a ke qënë i arrestuar në Mynih në vitin 1991, a ke qënë i arrestuar në Francë 3 vite më vonë, a je përdorues droge dhe përgjegjës për rritjen e korrupsionit, trafikut të drogës, qenieve njerëzore dhe pastrimit të parave.

Një tjetër pyetje e Henzes drejtuar Ramës, është a ka manipuluar zgjedhjet parlamentare dhe a është kriminel.

Të gjitha këto pyetje të zyrtarit të CDU-së gjermane, nuk janë rastësore, pasi ai ka dijeni për shumë çështje që lidhen me kryeministrin e vendit tonë, Edi Rama dhe ky i fundit duhet të përgjigjet me siguri.

Postimi i plotë i Martin Henze

A është arrestuar Rama në 1991 në Mynih? Po në Francë, më 1994? A është përdorues droge? Është politikisht përgjegjës për rritjen e korrupsionit, trafikut të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore, pastrimit të parave, manipulimit të zgjedhjeve parlamentare, shkelje të Kushtetutës, e shtetit kushtetues. A është Rama një kriminel?

henze