Ahmetaj, Dako dhe Klosi drekojnë tek “Sofra e Ariut”, s’duan t’ia dinë për distancim social

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, Arben Ahmetaj, Vangjush Dako, Blendi Klosi dhe disa të tjerë para 2-3 oresh drekonin tek “Sofra e Ariut”.

Berisha shkruan se, distancimin social e kanë për të tjerët sepse vetë zhgërryhen si derrat në ahengje!

Postimi ish-Kryeministrit Berisha

Distancimin social e kane per te tjeret!
Vete zhgerryhen si derrat ne ahengje! sb

Doktor, te uroj jete te gjate! Nje informacion nqs mund te te vleje tani. Arben Ahmetaj, Vangjush Dako Blendi Klosi dhe pak te tjere para pak minutash ose 2-3 oresh drekonin tek Sofra e Ariut …. objekti i bisedes vetkuptohet… Une jam do preferoja anonim por eshte 100% e sigurt!