Ballina Politikë Edi Rama duhet ta kuptojë që është më mirë kur dëgjon, mëson...

Edi Rama duhet ta kuptojë që është më mirë kur dëgjon, mëson dhe kopjon se sa kur sulmon opozitën!

Nga Bardh SPAHIA

Edi Rama është edhe pa ide, edhe i papërgatitur, edhe i vjetruar, por përsëri harxhon kohë me sulme bajate politike ndaj opozitës. Partia Demokratike po luan rolin e vet konstruktiv duke mbështetur institucionet e shëndetësisë, duke bërë propozime konkrete dhe duke u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Ky rast e provon më së miri këtë: 3 javë pasi cdo ditë eskpertët e Partisë Demokratike kërkojnë që në luftën ndaj COVID-19 të përfshihen edhe mjekët e familjes, më së fundmi sot Ministrja e Shëndetësisë, njoftoi vënien në lëvizje të këtij mekanizimi.

Me mjetet e duhura të mbrojtes, mjekët e familjes ishin të domosdoshëm që në fillimet e kësaj beteje. Nëse propozimi ynë nuk do të ishte dëgjuar, mësuar dhe kopjuar, me kaq vonese, sot me shumë siguri, numri i personave të infektuar do të ishte më i ulët, numri i personave të identifikuar si të prekur dhe diagnostikuar në kohë do të ishte më i lartë dhe mund të kishim shpëtuar jetë.

Edi Rama duhet ta kuptojë që është më mirë kur dëgjon, mëson dhe kopjon, sesa kur sulmon opozitën.

Exit mobile version