Dhjetëra emigrantë të bllokuar në kufi të shtrirë në tokë, Rama mashtron sërish

Dhjetëra qytetarw shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuar në pikat kuftare të vendit, pasi nuk lejohen të futen në atdhe, pas masave të marra për COVID-19. Mësohet se 25 shqiptarë janë të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës, madje disa prej tyre janë përplasur edhe Policinë.

Emigrantë e bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës kanë kaluar natën mes të ftohtit, dhe disa prej tyre kanë edhe probleme shëndetësore.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm nga kjo pikë kufitare janë lejuar të futen në Shqipëri 17 emigratë, të cilët kishin autorizim.

Emigrantë të bllokuar ka edhe në pikën kufitare të Kakavijës, në Gjirokastër, pasi ata që që nuk kanë autorizim nuk lejohen të kalojnë doganën shqiptare.

Opozita dhe Presidenti kërkojnë zgjidhje për këtë situatë. Së fundmi, kryeministri Edi Rama është shprehur i prerë se asnjë shqiptar i mbetur jashtë kufirit nuk do të riatdhesohet, pasi është një mbartës potencial i koronavirusit. Ai tha se nuk do të gjobiten në shtetit grek ata shqiptarë që kanë kaluar afatin 90-ditor të qëndrimit. /Dosja.al