Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit të madh, Gëzim Kruja

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka dërguar mesazh ngushëllimi familjes Kruja, miqve dhe kolegëve të tij artistë për ndarjen nga jeta të artistit të madh, Gëzim Kruja.

“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Gëzim Krujës, artistit të madh shkodran të humorit që na fali buzëqeshje në ditë të vështira, e sot me dhimbje duhet ti themi lamtumirë.

Njerëz si ai mbesin përjetë mes nesh me dhuntinë për të na vënë buzagaz e për të parë më të mirën edhe në kohë vështirësish e sprovash.

Ngushëllime familjes Kruja, miqve dhe kolegëve të tij artistë. U prehtë në paqe!”, shkruan Bashan ë mesazhin e ngushëllimit.