Basha përshëndet futjen e Teatrit Kombëtar në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Europë

Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur futjen e Teatrit Kombëtar nga organizata prestigjioze Europa Nostra dhe Instituti i Bankës së Investimeve Europiane në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur.

Basha shkruan në reagimin e tij se, ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat. Trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë.

Reagimi i kryetarit Basha

Teatri ynë Kombëtar është futur nga organizata prestigjioze Europa Nostra dhe Instituti i Bankës së Investimeve Europiane ne Listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur.

“Teatri Kombëtar, shembull i arkitekturës moderne Italiane të viteve 30-të, është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në vend, dhe po përballet me rrezikun e shembjes”!

Urime nga zemra dhe mirënjohje të pakufishme për Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare dhe mijëra qytetarë që me qëndresën e tyre u përballën pa u sprapsur, me aferën e shembjes së Teatrit Kombëtar për të ndërtuar aty kullat e pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit.

Ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat. Trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë.

Falemnderit Europa Nostra, falemnderit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarëve-engjëj mbrojtës të Teatrit Kombëtare. Falemnderit Mariya Gabriel! #mbroteatrin #ditemetemira