Babëzi edhe në kohë pandemie/ Mjeku denoncon skandalin: MSH abuzim me 2 tendera pa transparencë

Babëzia e qeveritavë nukndalet edhe në këto ditë pandemie, kur mijëra njërëz ndodhen në kushtet e mbijetesës.

Mjeku Petrit Vargu ka denoncuar në Fax News abuzimet që bëhen me shpenzimet e buxhetit të shtetit nga Ministria e Shëndetësisë këto ditë, duke dhënë tendera pa transparencë dhe duke abuzuar me taksa paguesit shqiptarë.

Vargu deklaroi se nga 20 respiratorë që duhet të vinin në Spitalin “Shefqet Ndroqi” i kthyer në spital Covid-2, kanë mbërritur vetëm pesë. Po ashtu ai shtoi se respiratorët janë prodhim kinez.

Ndërkohë Vargu po ashtu denoncoi edhe një tender tjetër që është kaluar tashmë pa asnjë transparencë dhe bëhet fjalë për një tender për 240 monitorë.

“Është një tender në një kohë që ishte humbur më tepër se një muaj, e cila mund të shfrytëzohej për blerjen e respiratorëve. Në ofertë do të vinin 20 respiratorë, dhe pjesa tjetër pas 20 ditësh dhe erdhën vetën 5 respitratorë.

Sipas informacioneve që kam jo sipas atij modeli që është deklaruar në garë. U proklamua sikur u arrit një sukses i madh. Prisja një tjetër performancë të MSH, një lar pamësi sepse ne nuk ishim shteti i parë që ra koronavariusi në Europë, ka pasur shumë kohë ministria.

Nuk e kuptova sesi tenderi i respiratorëve, në mënyrë të fshehtë është bërë edhe një tender pardje për monitorët, dje ka përfunduar tenderi për 240 monitorë dhe janë bërë po në këtë mënyrë jo transparente. Denoncimi ka mbaruar tani i takon SPAK-ut dhe politikisht PD-së ta vazhdojë këtë gjë, pasi këtu është bërë një shkelje e rëndë e procedurës.

Jam dakord me atë që tha kryeministri se nuk e shkatërrojmë dot anën e ekonomike, por ekonomia shkatërrohet edhe kur shpenzon jo si duhet të fondet dhe nuk ka transparencë. Është kjo ministri që bën këto tendera jo transparentë, jashtë çdo disipline.

Unë e di nga i merr dhe janë kineze dhe jo gjermane. Dikush po të shohë certefikatën e origjinës, pordhimi është kinez. Shkoni dhe shihni respiratorët dhe janë kinezë”, tha Vargu.