Gjunkshi publikon pamjet nga Dibra: Pensionistët në rradhë, rrëzojnë propagandën e ndyrë qeveritare!

Xhemal Gjunkshi publikon pamjet nga Dibra: Pensionistët në rradhë, rrëzojnë propagandën e ndyrë qeveritare!

🔵Sikur të mos mjaftonte stresi dhe kufizimet nga koronavirusi, qytetarët e Dibrës patën mangut edhe borën dhe temperaturat e ulëta të prillit.

🔵Dibranët mezi dolën nga “karantina” 5 mujore e dimrit dhe menjëherë u futën në karantinë nga pandemia e cowid19.

⭕Të pamundur presin qeverinë …qeverinë e rraskapitur nga korrupsioni e që është dorëzuar përpara;

➖Qytetarëve të pa punë

➖Të punësuarve në biznesin e vogël

➖Bujqve dhe fermerëve

➖Përpara të sëmurëve invalidë

➖Përpara pensionistëve

🔵Prej tre ditësh pensionistët dalin e rrinë në sportelet e postës për të marrë pensionet…

🔵Dalin dhe rrezikojnë veten jo vetëm nga koronavirusi, por edhe nga gjobat.

🔵Janë të detyruar të dalin vetë pasi, posta shqiptare nuk po jua dërgon në shtëpi siç shohin në TEATRIN QEVERITAR në ekran.