Arrestimi/ Drejtorit të Burgut 313 iu kapën shuma të mëdha parash

Drejtori i Burgut 313 në kryeqytet, Eduart Struga është shoqëruar në Polici me urdhër të Prokurorisë Speciale ndërsa mësohet ishte Drejtoria së Policisë Kriminale që vuri në lëvizje SPAK-un dhe shkak është bërë përfshirja e tij në korrupsion.

Mësohet se bashkë me Strugën janë shoqëruar edhe 2 funksionarë të tjerë të burgut të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të korrupsionit me tenderat e ushqimeve në burgje.

Emrat e tyre ende nuk janë bërë të ditur ndërsa kanë qenë prej 3 muajsh nën hetim ndërsa shoqërimi është bërë nga Drejtoria e Policisë Kriminale.

Ka dyshime se pas shoqërimit të Strugës priten edhe emra të tjerë drejtuesish të burgjeve ndërsa kjo mbetet e pakonfirmuar zyrtarisht. I gjithë hetimi është mbështetur mbi një tender që mendohet se është përfshirë drejtuesi i lartë ku janë konstatuar shkelje dhe konsuminm të elementeve korruptiv.

Shefdi i burgut 313 ndodhet në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe pritet që nesër të ketë një njoftim zyrtar për këtë ngjarje për shkak se operacioni është ende në vijim.

Struga kishte vetëm 6 muaj që ishte emëruar nga Ministrja e Drejtësisë në këtë funksion.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar për arrestimin e drejtorit të burgut 313 në Tiranë duke njoftuar se ndalimi i tij, vartësit të tij dhe një pronari subjekti është bërë në kushtet e konstatimit të korrupsionit.

Strukturat e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Eduart Struga , me detyrë Drejtor i IEVP-së ″Jordan Misja″, Tiranë; shtetasin F. A., me detyrë Shef i Logjistikës i IEPV-së ″Jordan Misja″, Tiranë dhe shtetasin E. K., përfaqësues i një subjekti tregëtar. “Shtetasit F.A., ju sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, shuma prej 100 mijë lek, objekt përfitimi të parregullt”, njoftonm SPAK.

Më tej vijon duke thënë se funksionarët publikë të arrestuar në flagrancë, në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar dhe marrë shuma të konsiderueshme parash, (rreth 550 mijë lek) si përfitim i parregullt, në këmbim të krijimit të favoreve për të ushtruar aktivitet tregëtar në ambjentet e brendshme të IEVP-së ″Jordan Misja″, Tiranë. Ndërkohë shtetasi E.K., i arrestuar në flagrancë, i ka dhënë funksionarëve publikë, si përfitim të parregullt, shuma të konsiderueshme parash.