Mjekja e infektuar: E kalova virusin dhe u riktheva në punë, kam frikë se këtë herë nuk do t’ia dal

ÇN i ka kushtuar një artikull tre italianëve të cilët kanë kryer studimet për mjekësi ndërsa për ta është përballja e parë me një pandemi të tillë si koronavirusi, por kjo nuk i ka penguar të gjenden të gatshëm për t’iu përgjigjur thirrjes së qeverisë për daljen në ballë të luftës kundër COVID-19.

Njëra prej tyre është një studente e cila sapo kishte përfunduar provimin e fundit teksa ishte infektuar me koronavirus por që e kishte kapërcyer ndërsa është krgyer në frontin e punës sërish por që pohon se ka frikë se pavarësisht imunitetit që ka krijuar mund të mos ia dalë.

Samin Sedghi Zadeh, 29 vjeç me origjinë nga Irani shprehet se punonte në një spital privat por që nuk ishte kohapër të qëndruar në një zyrë luksoze dhe për këtë e ka parë të arsyeshme ti bashkohet luftës së kolegëve të tyre.

Ai shprehet se në perëndim koronavirusi shikohej si problem i Kinës, ndërsa pohon se nuk është e vërtetë se Italia nuk I është përgjigjur korrektësisht atij.

Një 40-vjeçare e cila punonte në Zvicër pasi nuk kishte gjetur rezidencë në Itali është ktheyr në vendin e saj dhe shprehet se do të qëndrojë aty edhe pas përfundimit të kësaj situate.

Artikulli i CNN:

Studentja e Mjekësisë në Romë Chiara Bonini, 26 vjeç, mezi kishte mbaruar provimin e saj të fundit, përpara se të drejtohej për në vijën e parë të pandemisë së koronavirusit, në Itali.

“Unë dua t’i jap një dorë qytetit tim që jeton në këtë moment dramatik, që ka një nevojë të vërtetë për mjekë,” tha ajo për qytetin e lindjes Bergamo, një nga qytetet veriore të goditura më shumë në Itali.

Bonini është një nga mijëra të diplomuar italianë që merr thirrjen e qeverisë për ndihmë urgjente në trajtimin e shpërthimit më vdekjeprurës të virusit në botë.

Vendi Evropian u godit në piketë të rëndë gjatë fundjavës me 10 mijë vdekje, duke përbërë afërsisht një të tretën e 30 mijë vdekjeve në të gjithë botën.

Me spitalet nën një situatë të jashtëzakonshme, Italia ka përshpejtuar procedurën për të diplomuarit e shkollave mjekësore, që hyjnë në frontin e punës, me shkurtimin e provimit që duhet dhënë për të hyrë në spital dhe me rritjen e numrit të mjekëve që rekrutohen.

Për shumë të diplomuar, do të jetë puna e tyre e parë profesionale. Ajo vjen pas vdekjes së 50 mjekëve, sipas federatës kombëtare të mjekëve në Itali.

Ndryshimet e papritura të procedurave për studentët që hyjnë në forcën e punës, shënojnë një tronditje të madhe në sistemin arsimor, të Italisë, tha Dr Alessandro Grimaldi, Drejtor i Sëmundjeve Infektive në Spitalin SS Salvatore të L’Aquila.

Grimaldi krahasoi paratë e shpenzuara për arsimimin e studentëve italianë të mjekësisë, të cilët më pas punojnë jashtë shtetit, me: “dhënien e një dhurate të një Ferrari në vendet jashtë vendit çdo vit”.

Këta të diplomuar “do të kishin qenë burime kaq të mëdha, sidomos sot”, shtoi ai.

Kështu që ndërsa vendi hyn në javën e gjashtë të mbylljes, mjekët e rinj italianë janë duke u rekrutuar në ballinën e urgjencës shëndetësore.

“Kam frikë nëse do ta kaloj këtë sëmundje”.

Chiara Bonini, 26 vjeç, Bergamo

Bonini po studionte për provimet e fundit mjekësore në Universitetin e L’Aquila në Italinë qendrore, kur qeveria bëri thirrjen që studentët e mjekësisë të hyjnë në spitale për të ndihmuar në Veri të Italisë.

Ajo ishte e vendosur të shkonte të punonte në qytetin e saj të lindjes Bergamo, derisa ajo u infektua me koronavirus.

Tashmë Bonini është rikuperuar plotësisht dhe është në pritje të pastrimit për të dalë që të punojë.

Pasi ishte infektuar me virusin COVID-19, Bonini tha se ndihej më pak e frikësuar për punën e saj të re.

“Sistemi im imunitar tashmë e ka luftuar këtë. Pra, nëse do të infektohesha përsëri, trupi im do ta njihte atë, në një farë mënyre”, tha ajo.

“E vetmja frikë që kam nga marrja përsëri, është nëse e kaloj atë. Kam frikë nëse do ta kaloj atë sëmundje“, tha Bonini.

“Arrogant, të mendosh se kjo ishte vetëm një çështje kineze”

Samin Sedghi Zadeh, 29 vjeç, Kremona

Zadeh ka qenë duke punuar në një spital në qytetin e goditur në veri të Kremones për dy javët e fundit. Ai la punën e tij të rehatshme si mjek i përgjithshëm në sektorin privat, pasi qeveria kërkoi ndihmë urgjente nga profesionistë mjekësorë.

“Një vit më parë kur u diplomova, bëra një premtim për ta bërë veten të dobishëm përballë krizës,” tha ai. “Të qenit i mbyllur në komoditetin e një zyre nuk po e ndihmon këtë emergjencë kombëtare.”

Familja e Zadeh është me origjinë nga Irani. Ai thotë se reagimi i Iranit ndaj urgjencës ka qenë më i dobët se ai i Italisë, por vendet në Perëndim gjithashtu duhet të ishin përgatitur më mirë.

“Ne të gjithë kemi qenë shumë arrogantë duke menduar se kjo ishte vetëm një çështje kineze,” tha Zadeh.

“Ne në Perëndim nuk mendonim se kjo ishte çështja jonë,” tha ai, duke shtuar,”përkundrazi ne jemi gati të jemi me kapacitet të plotë në spitalet tona”.

Zadeh tha se megjithëse Italia ka një nga sistemet më të mira të kujdesit shëndetësor në botë, ai shpreson se do të mësojë disa gjëra nga kriza.

“Ndonjëherë kur gjërat kthehen në normale, kujtesa është e shkurtër,” tha ai. “Si një i ri italian, shpresoj që të ketë më shumë investime në sistemin e kujdesit shëndetësor për studentët.”

‘Kam investuar tërë jetën time për ta bërë këtë punë’

‘Kam investuar tërë jetën time për ta bërë këtë punë’.

Pini u diplomua në Universitetin e Parma, gjithashtu në veri të Italisë, vitin e kaluar. Por ajo u detyrua të transferohej në Zvicër fqinje për punë, pasi nuk arriti të sigurojë një rezidencë në Itali.

Ashtu si shumë maturantët e kohëve të fundit, ajo u hodh në shansin për të ndihmuar vendin e saj, ndërsa përballej me pandeminë.

40-vjeçarja tha që ajo filloi gradën e saj më vonë në jetë dhe “mori kohën për ta bërë mirë”. Mjekësia ishte thirrja e jetës së saj, shtoi Pini.

“Kam investuar tërë jetën time për të bërë këtë punë,” tha ajo. “Unë nuk u martova, kam jetuar për të studiuar”.

Pini tani po punon në një spital në qytetin e saj të lindjes dhe në Kremones.

Pozicioni është i përkohshëm, por ajo shpreson në të ardhmen se mund të çojë në punësim me kohë të plotë në vendin e saj.

“Unë jam italiane dhe do të më pëlqente të punoja në Itali,” tha ajo.