Me kemp së bashku me të atin invalid, del për të marrë paratë, i vendosin gjobë…

Invalid së bashku me të atin e tij, një qytetar është shprehur i revoltuar sot në mesazhin e dhënë në mikrofonin e Fax news, teksa shprehet se dyshon se policia i ka vënë gjobë, pasi i ka mbajtur shënim emrin.

Qytetari thotë se ai nuk ka asnjë mundësi që të marrë leje pqr të dalë pasi nuk ka smartphone, dhe as lekë në celularin e tij që të dërgojë mesazhe.

“Shefi i komisariatit më mori shënim emrin, më thanë të tjerët që më ka vendosur gjobë, unë shkova për të marrë pagesën e invaliditetit. Unë jam vetë invalid, edhe babain e kam po ashtu invalid. Ku dimë ne që të çojmë sms që të marrim leje, shkova te ata të Bashkisë ata më ndihmuar që të bëja kërkesë. Ne jemi të dy invalidë, bashkë me babain tim, jemi mbyllur në shtëpi dhe nuk dalim, po sot më duhen lekët, çfarë të bëja. As ndihmë dhe asgjë nuk na kanë dhënë”, shprehet qytetari.

“Shkova që të shënoja emrin, të merrja dhe unë dy rroga siç marrin të tjerët, unë vetë jam azmatik, por shyqyr Zotit që nuk më ka ndodhur gjë. Sa dola të marr lekët më vendosin gjobë”.

Qytetari tenton që të marrë live numrin 0800, që është dhe linja e gjelbër e vendosur në dispozicion nga ana e qeverisë, por askush nuk i përgjigjet. Ai tregon më tej se ka gjendje shëndetësore jo të mirë, dhe ka përjetuar ankth nga e gjithë kjo situatë.

aaa 6