Çudia e MSH! Prej 18 ditësh i shtruar te Infektivi, 79-vjeçari po e fitonte betejën me Covid-19, por vdiq…

Ka shkuar në 11 numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në vendin tonë, ndërkohë që sipas Ministrisë së Shëndetësisë bëhet fjalë për një 79-vjeçar nga Tirana.

MSH njofton se i moshuari prej disa ditësh ka shfaqur përmirësime me luftën kundër Covid, por ka ndërruar jetë më pas si pasojë e një infarkti kardiak.

“79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak. 79-vjeçari është viktima e 11 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit”, njofton zyrtarisht Ministria.

MSH delklaron se në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar, 7 prej tyre janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar, e cila është një 18 vjeçare e cila iu nënshtrua një operacioni për shkak të apandesitit.