Virusi, Kosova merr 7 mijë teste të reja, porosit edhe 10 mijë të tjera, në Shqipëri sekret shtetëror!

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se në IKSHPK sot kanë ardhur 7 mijë teste të reja për detektimin e koronavirusit , raporton Gazeta Express.

Vitia ka thënë se kanë iniciuar edhe kërkesën për furnizim edhe të 10 mijë testeve tjera.

“Shtatë mijë teste mbërritën sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik për RT-PCR. Ato do të shërbejnë për të detektuar sëmundjen COVID-19. Ndërkohë, u iniciua kërkesa për furnizmin edhe me dhjetë mijë teste të tjera.

Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbërriti një pjesë e donacionit me material mjekësor mbrojtës kundër COVID-19”, ka thënë Vitia.

Ndersa Kosova po zgjidh problemin e testeve, Shqiperi vijon te kete teste te kufizuara dhe nuk behet transparencë për numrin e tyre duke e konsideruar si sekret shtetëror.