Viktima e 8-të nga Covid-19, vdes 66-vjeçari

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar zyrtarisht se ka humbur jetën pacienti i 8 si pasojë e koronavirusit në vendin tonë.

Bëhet fjalë për një 66-vjeçar nga Fieri, i cili ka pësuar infrakt, dhe ndodhej prej dy ditësh në spitalin Infektiv në Tiranë.

Pavarësisht ndihmës së menjëherëshme të stafit mjekësor, 66-vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë.

Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila kishte mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

Njoftimi i Ministrisë:
Një pacient 66-vjeçar nga Fieri, i konfirmuar me COVID-19 pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm në spitalin infektiv.

66-vjeçari trajtohej prej dy ditësh në spitalin infektiv në QSUT. Pavarësisht ndihmës së menjëherëshme të stafit mjekësor, 66-vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë.

66-vjeçari është viktima e tetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.