Një efketiv policie i prekur nga koronavirusi, niset me urgjencë drejt Tiranës

Një efektiv policie rezulton pozitiv në testin ndaj koronavirusit në qytetin e Durrësit. Mësohet se pacienti është transportuar me urgjencë në repartin e Infektivit në Tiranë.

Ndërkohë sipas hartës dhe shifrave të ministrisë më 24 mars, Durrësi kishte 8 të prekur me COVID-19 deri dje. Sot priten të dhënat e reja.

Kujtojmë se dje Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të prekurve më kornavirus në vendin tona ka arritur në 123 persona, ndërkohë që 5 persona kanë ndërruar jetë.

Sipas Eugena Tomini nga ISHP është zgjeruar dhe harta me qytetet e prekura, të cilës i janë shtuar dhe Hasi, Berati apo Lezha.

Sipas Tominit numri i personave të shëruar ka shkuar në dhjetë, pavarësisht se ata do të duhet të qendrojnë të vetëkarantinuar edhe për 10 ditë, në mënyrë që të shihet ecuria e tyre.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë 72 qytetarë
• Durrës 8 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
• Korcë 9 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 2 qytetarë
• Lezhe 1 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë