Fotopandemia në Bashkinë Mat

Nga Denisa VATA

Ne fotot qe po shihni nuk jemi ne dasem.As ne studio fotografike.
As ne filmin “Lulkuqe mbi mur”, ku Kujdestari ju thote jetimeve :E more pakon ti ,falendero bamirsin tani.

Jemi ne Faqen Zyrtare te Bashkise Mat.Keta nuk po lene te moshuar pa i ven thesin e mjellit para ose i ven ne krah “tubin e letres higjenike” dhe i nxjerrin ne foto.

Pse nuk nxirrni emrat e te semureve nga virusi po nxirrni ne foto njerezit hallexhinj qe jane te detyruar te rrine brenda per te miren e perbashket tonen.

Ne fund te fundit jane taksat (qe dhe i keni rritur tashme),qe qytetaret paguajne shtetit.Po beni thjeshte nje detyre qe ju takon edhe pse pa transparence.Por meqe eshte ndihme per njerezit ne nevoje po e mbyllim njerin sy.

Ama nuk keni pse depersonalizoni njerezit ne kete forme me foto se buka nuk permendet.Njerezit edhe pse te varfer kane dinjitet.

#Sadaka po
#Fotopandemi jo.

2 21

3 11

5 3