Basha falenderon BE për ndihmën: Nuk jemi vetëm!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, shpërndau me mirënjohje mesazhin e ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i cili njoftoi një ndihmë të madhe për Shqipërinë për përballimin e krizës së shkaktuar nga COVID -19.

“Nuk jemi vetëm!- shkruan zoti Basha. – Mirënjohje Bashkimit Europian për këtë ndihmë të çmuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë!”

Ndihma e Bashkimit Europian me mesazhin “Jemi gjithmonë me Shqipërinë”, është:

4 milionë për pajisjet dhe mbështetjen e shëndetësisë.

11 milionë për mbrojtjen sociale.

Deri në 35 milionë euro për rimëkbëmbjen ekonomike.

90587072 1495791583904480 3823691143179141120 n