Koronavirusi/ Mjeku: Rama flet me gjuhë kërcënuese! Nuk është koha për dhunë e gjoba…

Mjeku Artan Koni ka folur me anë të një bisede telefonike me televizionin Fax News ku ka folur për situatën e koronavirusit në vend ndërsa ka hedhur kritika ndaj mënyrës se si po menaxhohet situata dhe komunikimet e kryeministrit Edi Rama.

Koni tha se pritet nuk duhet të funksionojë në këtë mënyrë masa ndaj parandalimit ky qytetari qëndron brenda prej frikës së gjobës por sipas tij duhet të qëndrojë brenda për shkak se kjo është rruga e drejtë.

“Deri tani nuk kemi situatë serioze por të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Pritet të ketë një nurmër më të madh të infektuarish, duhet të dalin dhe të flasin mjekët nuk është kompetencë e kryeministrit dhe nuk është as një moment për të bërë politikë. Nëse flet Rama janë skeptikë opozitarët, nëse flet Basha janë skeptikë të tjerët. Komunikimi i kryeministrit nuk është i ngrohtë, qytetarët nuk duhet të qëndrojnë brenda për shkak të gjobës. Rama ka një komunikim shumë arrogant rreth situatës. Ai flet me një gjuhë gjysmë kërcënuese.

Shumica e këtyre deklaratave janë bërë nga kryeministri dhe janë sqaruese të situatës, del zv/ministrja dhe thotë se kemi aq të sëmurë, por nuk merr barrën kryesore të cilën e ka marrë kryeministri dhe ky është problemi kryesor them unë. Nuk kemi një komunikim gjithëpërfshirës por arrogant. ‘Mos dilni jashtë se merr gjobë’! Nuk është koha që bindet populli me anë të dhunës, ai duhet të ndërgjegjësohet. Njerëzit nuk duhet të qëndrojnë brenda se do të hanë gjobë por të ndërgjegjësohen dhe të mendojnë se kjo është e drejta. Mënyra si shprehen është gjysmë kërcënuese.

Nëse pacienti ka dyshime për diçka, nuk duhet të funksionojë kështu, pacienti duhet të telefonojë, ti vihet në dispozicion ambulanca dhe të dërgohet në spital edhe nëse ka një grip të thjeshtë. Kjo është një çasje e gabuar, nëse dikur kishte dyshim dhe mund të shkonte të vizitohej, këtë herë shkon mjeku dhe e viziton në shtëpi. Këto mesazhe mendoj se nuk do të jenë të efektshme por janë edhe të rrezikshme, sepse nga sa ka dëgjuar në media mund të mendojë se ka grip të thjeshtë por që mund të jetë i infektuar, dhe krijon një situatë të rrezikshme.

Për këtë edhe OBSH bën thirrje për sa më shumë testime. Ne mund ta kalojmë këtë situatë nëse marrim kurën e duhur në spital, por nëse në spital për shkak të fluksit, këta të sëmurë mund të mos gjejnë vend ku të shtrohen apo ndihmë mjekësore dhe mungesë të saj, edhe mundet që një i prekur të përballet me pasoja”, tha ndër të tjera Koni teksa shtoi se fundi i ofruar për shëndetësinë në këtë rast është shumë i vogël.