Ballina Politikë Qeveria të ndërhyjë menjëherë, ndryshe pasojat do të jenë si në Afrikën...

Qeveria të ndërhyjë menjëherë, ndryshe pasojat do të jenë si në Afrikën Qëndrore!

Nga Tritan SHEHU

Italia dje, në përpjekje të gjithanshme përfundoi brenda dy javësh, dyfishimin e posteve të Reanimacionit dhe pajisjen e tyre me respiratorë, të domosdoshëm këto për të shpëtuar shumë jetë nga ndërlikimet e koronavirusit, kur 10% e të infektuarëve kanë nevojë për terapi të tillë intensive.

Ajo instaloi reth 4000 poste te reja me te gjitha sherbimet ndihmëse e nje kosto 1 miliard euro, duke kaluar nga 1 ne 2 shtretër të tillë per 10000 banorë.

Gjermania ka 4 poste për 100 00 banorë dhe megjithate po instalon me urgjencë edhe 10 000 respiratorë të tjerë, gjë që i krijon nje siguri te madhe ne dominimin e komplikacioneve te kesaj epidemie.

Në vendin tonë ne kemi rreth 0,45 për 10 000 banorë, për të mos folur per nivelin e shumë elementeve teknikë dhe nuk ka asnjë përpjekje për shtimin me urgjencë të tyre, ndërkohë që duheshin aktivizuar së paku 200-250 poste Reanimacioni të reja, alarm i dhënë ky që në fillim të shkurtit.

Mjekesia e zhvilluar europiane dallohet nga ajo e vendeve te pa zhvilluara per nivelin e larte teknologjik, kualifikimin e personelit, investimet gjigande, ku nje vend kryesor ze Terapia Intensive, qe qartesisht determinon ne uljen e vdekshmerise.

Zhvillimi i sistemit shendetesor e vecanerisht perballimi i situatave te tilla kerkojne perpjekje, dije e financime reale, duke pasur si model e krahasuar vendin tone me vendet europiane, ndryshe dhe pasojat do te jene si ne Afriken Qendrore!

Exit mobile version