368 të vdekur në 24 orë në Itali, më e keqja ende nuk ka ardhur…

Italia shënoi rekordin më të keq të koronavirusit dje me 368 të vdekur dhe e keqja nuk ka ardhur ende sipas mediave italiane.

Raportohet se kulmi i të prekurve dhe të vdekurve të jetë këtë javë, ndërsa autoritetet kanë bërë një projeksion për rreth 3 000 të vdekur dhe rreth 90 000 të prekur, shkruan abcnews.al.

Momentalisht, numri i të prekurve është rreth 27 000, kurse 2 335 persona janë shëruar dhe kanë dalë nga spitalet.

Deri më tani, në të gjithë Europën kanë ndërruar jetë rreth 2 000 persona dhe gjysma e tyre është vetëm në rajonin e Lombardisë duke pasqyruar plotësisht tragjedinë që po përjeton ky rajon dhe vetë Italia nga koronavirusi.