I Sëmuri, 14 herë në ditë në media nga Surreli, i Italisë vetëm 2 postime, i Britanisë 1…

Europa po kalon ditë të vështira. Koronavirusi tashmë ka pushtuar shumë shtete të Europës, dhe epiqendra tashmë është Italia, e cila ka 1 mijë viktima e mijëra të prekur.

Shtetet përkatëse janë mobilizuar për të parandaluar përhapjen në masë duke marrë masa deri në ekstreme, si mbyllja e kufijve dhe paralizimi i qarkullimit.

Një ndër shtetet e prekura është edhe Shqipëria, numri i të prekurve është zyrtarisht 38, me një viktimë në Durrës.

Por në këto ditë të vështira për shqiptarët, politika nuk mund të mungonte.

Rama është kthyer në personazhin më të komentuar në media, kjo falë prezencës së tij të pashmangshme në rrjetet sociale, në intervista televizive, si dhe mesazhe apo audiomesazhe në celularët e shqiptarëve.

Nga një vëzhgim i kryer nga albeu.com për vetëm 24 orë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social, Facebook, plot 14 herë.

Mesazhe të gjata, masa nga qeveria, fjalë fetare, udhëzime e urdhra të tjera nga Ministritë e Arsimit e Shëndetësisë.

Kryeministri Rama padyshim ka thyer cdo rekord në paraqitjen e tij publike, videomesazhet e të cilit janë transmetuar të plota edhe nga televizionet informative.

Gjatë një vëzhgimi të kryer nga albeu.com, për prezencën në rrjetet sociale të udhëheqësve të vendeve të prekura në Europë nga koronavirusi, Rama “triumfon” bindshëm.

Të dhënat:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama: 14 postime mbi koronavirusin në 24 orë.

Të prekur: 38 persona
Viktima: 1 shtetase

Giuseppe Conte Itali: 2 postime në 24 orë për koronavirusin.

Të prekur: 21 157 persona

Viktima: 1441 shtetas

Aleksandër Vuçiç Serbi: Vetëm 1 postim në 24 orë për koronavirusin.

Të prekur: 41 shtetas

Viktima: Asnjë

Emmanuel Macron: 2 postime në Facebook + 3 në Twitter në 24 orë për koronavirusin.

Të prekur: Rreth 800 persona

Viktima: 79 shtetas

Boris Johnson, Mbretëria e Bashkuar, Angli: Vetëm 1 postim në Facebook në 24 orë për koronavirusin.

Të prekur: 800 persona

Viktima: 11 shtetas

Pedro Sanchez, Spanjë: Asnjë postim në rrjetet sociale në 24 orë për koronavirusin.

Të prekur: 5700 persona

Viktima: 132 shtetas

Kryeministri Albin Kurti, Kosovë: Vetëm 2 postime në Facebook në 24 orë për koronavirusin.

Të prekur: 5 persona

Viktima: Asnjë.

Në bazë të të dhënave që shikoni më sipër dhe që shumë lehtë vërtetohen në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama është rekordmen i paraqitjes publike dhe rrjeteve sociale.

I akuzuar shumë herë për propagandë, kryeministri Rama di të shfrytëzojë situata të tilla, për të “pastruar” figurën e tij politike