Qeveria e papërgatitur për Coronavirusin. Mungon transparenca dhe fondet, Tritan Shehu rendit faktet

Akoma dhe sot Rama pa trasparence dhe pa strategji!

Megjithese jemi para nje fakti te paralajmeruar apo me mire te parandodhur, mbledhja e sotme e Qeverise tregoi se vazhdohet ne amulli e vetem fasade.

Behen deklarata “te sigurta” mbi baza te paqarta, qe kane rendesi per te ndjekur rastin e gjendjen reale te vendit, thjesht per t’u shmangur…

Deklarohet se kontaminimi eshte “importuar” me rastin “zero” te ardhur nga Firenze para mbi dhjete ditesh. Nga mund te dale nje siguri e tille kur Firenze akoma nuk ka deklaruar asnje rast te prekur?

Kjo gje ka rendesi te madhe te sqarohet per arsye tonat epidemiologjie, aq me shume mbas kaq ditesh kthimi ne Tirane.

Se dyti nuk jepet asnje e dhene sesa prej kontakteve te aferta te te dy te prekurve ne ditet e perparshme jane identifikuar e cfare do te behet me ata?

Do te vendosen ne karantina te specializuara keta, ku, apo do te vazhdohet me “strategjine” e rrezikshme per t’u lene te “izoluar” ne banesat e tyre, thelbesore kjo?

Fatkeqesisht, shoh se qeveria nuk thote asgje per sistemin tone shendetesor, masat urgjente te domosdoshme te disa permiresime (megjithese jemi shume vone) te domosdoshme ne organizimin e tij, realitetin e furnizimet me baze materiale konsumi, qe mungon edhe per personelin, ceshtje organizative, mobilizimi te resurseve njerrezore etj etj.

Nuk thote asgje per gjendjen e reparteve infektive, strategjine per menyren e vendin ku e si do te trajtohen keta te semure ne nivel vendi.

Nuk thote asgje per gjendjen dhe domosdoshmerine e forcimin e sherbimeve te Reanimacioneve (aq sa mund te behet tani), thelbesore keto per uljen e vdekshmerise etj.

Se fundi Rama e “zgjidhi qesen”, ka dhene rreth 3,5 Milion $, perseri shume shume pak, duke vazhduar te bejme shakara te rrezikshme e humbim kohe, sic po veprohet prej janarit.

Dhe si mbyllje dua te shpreh tere solidaritein tim me te prekurit, familjaret e tyre, duke deklaruar gadishmerine e plote per te kontribuar pa rezerva ne perballimin e kesaj gjendje te jashtezakoneshme.