Koronavirusi/ Izolohet një person i tretë tek Infektivi, momenti i mbërritjes me ambulancë

Një tjetër person dyshohet se është prekur nga koronavirusi në Shqipëri krahas dy të tjerëve që u konfirmuan mbrëmë.

Gazetarja Ajgena Korbi bën me dije nga spitali Infektiv se një tjetër person është sjellë aty duke u izoluar dhe dyshohet se është i prekur.

“Burime nga spitali më bëjnë me dije se ka simptoma të COVID-19, por janë analizat e specializuara që do të saktësojnë nëse kemi të bëjmë vërtetë me një të prekur të tretë”, raporton gazetarja.

Zbulimi i dy rasteve me koronavirus në Shqipëri ka bërë që qeveria të marrë masa duke mbyllur shkollat për dy javë. Ndërkohë, janë ndaluar fluturimet me Italinë deri në 3 prill.

Ndërkohë, Abc News zbuloi se dy personat e prekur jetojnë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe janë babë e bir. Ata kanë hyrë në Shqipëri më datë 26 shkurt nga pika e Hanit të Hotit.

Që nga ajo ditë, ata kanë patur kontakte të vazhdueshme me qytetarë të tjerë. ISHP njoftoi më parë se janë duke kontaktuar me personat të cilët mund të kenë patur kontakt me dy personat e infektuar për të parë nëse ka apo jo shenja tek ata.

Ka një shqetësim të madh për faktin se ata mund të kenë infektuar edhe të tjerë, por deri më tani nuk ka asnjë për të tillë.

Në një lidhje live me studion e Abc News nga spitali Infektiv, gazetarja Ajgena Korbi informoi se janë futur në karantinë edhe të afërmit e personave të prekur.

Abc News zbuloi se të prekurit janë V.K 54 vjeç, dhe P.K 28 vjeç.

10:10 Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar: Nga Milano deri te Verona, ndalohen fluturimet në 10 aeroporte të Italisë

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka dhënë njoftimin për anulimet e fluturimeve me veriun e Italisë për shka të masave të marra nga qeveria italiane dhe ajo shqiptare.

AAC bën me dije se janë anuluar fluturimet në 10 aeroporte të veriut të Italisë, ku ka shpërthyer koronavirusi.

Aeroportet që ndalohen fluturimet nga Shqipëria dhe anasjelltas:

Aeroporti Milano Malpensa (MXP)

Aeroporti Milano Bergamo (BGY)

Aeroporti Bologna (BLQ)

Aeroporti Firenze (FLR)

Aeroporti Genoa (GOA)

Aeroporti Perugia (PEG)

Aeroporti Pisa (PSA)

Aeroporti Rimini (RMI)

Aeroporti Venezia (VCE)

Aeroporti Verona (VRN)

Autoriteti Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizimi të fluturimeve për/nga aeroportet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë.

10:10: Ministria e Arsimit: Shkollat mbyllen deri më datë 23 mars

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka konfirmuar vendimin e qeverisë për mbylljen në një periudhë 2-javore të gjitha institucionet arsimore në vend.

Shahini thekson se një vendim i tillë është marrë për arsye frenimi të përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri. Ministrja thekson se nuk ka asnjë arsye për panik dhe se vendimi është marrë si masë parandaluese.

09:45 Koronavirusi, kthehet në karantinë spitali infektiv

Në spitalin e Infektivit mjekët thonë se gjendja e tyre është e stabilizuar. Edhe infektivi mëngjesin e sotëm i është nënshtruar dezinfektimit, ky spital është boshatisur ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në zonën e QSUT.

Siç raporton për ABC News gazetarja Ajgena Korbi, spitali i infektivit është kthyer tashmë në karantinë.

Mjekët e këtij spitali kanë  njoftuar se gjendja e 2 pacientëve të shtruar me Koronavirus është e stabilizuar. Ata kanë ardhur përmes Hanit të Hotit në datën 26 shkurt, dhe kanë kërkuar ndihmën e mjekëve vetëm pak ditë më parë.

Mjekët kanë vlerësuar rastin e tyre dhe rezultati i analizave të tyre ka dalë mbrëmë në mesnatë. Po ashtu gazetarja Ajgena Korbi raportoi për abcnews.al se të gjithë personat e kontaktit të afërt me 2 pacientët, janë karantinuar, të paktën kështu ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë, situata e tyre po hetohet ndërkohë që janë marrë masat paraprake për mbyllje të shkollave dhe gjithe aktiviteteve dhe grumbullimeve masive.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar më parë se nëse do të konfirmohej rasti i parë me covid-19 të gjithë pacientët do të transferoheshin nga infektivi.

Në këto minuta ABC News po ndjek nga afër të gjithë lëvizjet në këtë spital, dhe është vënë re se  nuk  ka hyrje-dalje të pacientëve të tjerë, në orët e para të mëngjesit stafi mjekësor ka patur një mbledhje urgjente për tu përgatitur për përpalljen ne rastit.

Gazetarja Ajgena Korbi raportoi për ABC News se dyshohet edhe për një tjetër person të prekur nga Covid – 19, vlen të theksohet se janë dyshime paraprake.

Nga komunikimi me mjekët, është njoftuar se rasti i tretë i pak minutave më parë, ka simptoma të ngjashme me Covid-19.

Siç kanë bërë të ditur mjekët e Infektivit, për konfirmimin për Koronavirus duhet pritur rezultati i analizave laboratorike.