Basha anulon dy aktivitetet publike të parashikuara për ditën e sotme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vendosi anullimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme.

Në Kalanë e Tiranës ishte përgatitur një event kushtuar grave shqiptare për kontributin e tyre në shoqërinë tonë. Aktiviteti, ku ishte parashikuar pjesëmarrja e rreth 300 grave dhe vajzave, do të zhvillohet në një moment tjetër, kur shëndeti i qytetarëve të mos konsiderohet i rrezikuar.

I njëjti vendim u mor edhe për një tjetër aktivitet të zotit Basha. Ai kishte planifikuar në orën 15.00 një dëgjesë me mësuesit, pjesë e turit #potedegjoj, por edhe ky event do të shtyhet për një moment tjetër.