Politikani i lartë italian deklaron publikisht: Jam me koronavirus! (Video)

Koronavirusi është cilësuar si sëmundja që nuk kursen askënd. Kështu, pasi vrau dhe preku disa politikanë të lartë në Iran, koronavirusi duket se po bën të njëjtën gjë në Itali.

Nicola Zingaretti, sekretari i Partisë Demokratike ka deklaruar publikisht se është prekur nga koronavirusi dhe se është nën ndjekjen e mjekëve.

“Ndodhi ashtu siç e prisnim. Edhe unë jam prekur nga koronavirusi. Mjekët më thonë se jam mirë dhe po ndjekim protokollet e duhura”, shprehet ai në një video në Facebook.

Në Itali, deri më tani kanë vdekur 197 persona nga koronavirusi, ndërsa numri i të prekurve është rreth 3 200.

NICOLA ZINGARETTI POSITIVO AL #COROVANIRUS, IL MESSAGGIO:"I medici mi hanno detto che sono positivo al Covid19. Sto bene ma dovrò rimanere a casa per i prossimi giorni. Da qui continuerò a seguire il lavoro che c’è da fare. Coraggio a tutti e a presto!"

Gepostet von Number 1 One am Samstag, 7. März 2020