“Në respekt të Tao Taos dhe për nder të zonjës së Bilalit”, Meta fton qytetarët ta dëgjojnë me vëmendje

Presidenti Ilir Meta i ka përsërtitur plot tre herë të njëjtin paragraf Kryeministrit Edi Rama, i cili e konsideroi letrën që Kreu i Shtetit, i ka drejtuar Komsionit Europian, si një përpjekje për bllokimin e negociatave.

Meta e përsëriti 3 herë paragrafin, duke i drejtuar një apel qytetarëve që të kuptojnë një të vërtetë.

Gjatë konferencës për mediat, Meta ironizoi Kryeministrin Rama si “Zonja e Bilalit”, referuar vizitës që zhvilloi pak vite më parë në SHBA, kur realizoi edhe foton e famshme me Presidentin Obama, për të cilën ishin paguar 80 mijë dollarë. Ndërsa, kreun e deputetëve socialist, Taulant Balla, Meta e ironizoi si “Tao Tao”.

Paragrafi që Meta lexoi 3 herë

Atëhërë kini pak durim:

“I dashur zoti Komisioner! Zyra juaj lëshoi dje një raport të përditësuar mbi gjetjet e paketës së zgjerimit 2019 për Shqipërinë. E mirëpres përkushtimin dhe përpjekjet tuaja në mbështetje të integrimit europian të vendit tim, që pret çeljen e negociatave.”

Tani i ftoj të gjithë qytetarët që ta dëgjojnë me vëmendje:

“Mbetem shpresëplotë që vendet anëtare të mbështesin rekomandimin tuaj për çeljen e negociatave gjatë këtij muaji, duke marrë parasysh edhe metodologjinë më rigoroze, e cila siguron një proces më të prekshëm dhe më të qëndrueshëm të reformave të nevojshme.”

Tani, një përsëritje të këtij paragrafi në respekt të Tao Taos.

“Mbetem shpresëplotë që vendet anëtare të mbështesin rekomandimin tuaj për çeljen e negociatave gjatë këtij muaji, duke marrë parasysh edhe metodologjinë më rigoroze, e cila siguron një proces më të prekshëm dhe më të qëndrueshëm të reformave të nevojshme.”

Dhe e treta e vërteta, po e lexoj këtë për nder të “Zonjës së Bilalit”

“Mbetem shpresëplotë që vendet anëtare të mbështesin rekomandimin tuaj për çeljen e negociatave gjatë këtij muaji, duke marrë parasysh edhe metodologjinë më rigoroze, e cila siguron një proces më të prekshëm dhe më të qëndrueshëm të reformave të nevojshme”.