Meta: Pse nuk e pritën Venecian zonja e Bilalit dhe Tao Tao?

Presidenti Ilir Meta theksoi gjatë konferencës për mediat se, mazhoranca duhej të priste opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me procedurat e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Pse nuk e pritën Venecian, çfarë tregon kjo përgjegjshmëri? Jo, kjo tregon se duan të kapin çdo institucion, përfshi edhe Kushtetuesen”, tha Meta.

Pas pyetjes së gazetarëve në lidhje me negociatat dhe me Gjykatën Kushteutese Meta tha se se nese unë kam tre vjet qe e them, pasi është shumica që kerkon të kapi edhe Gjykatën Kushtetuese.

Pa Gjykatë Kushtetuese nuk ka jetesë paqesore pasi nuk ka arbitër as ne fushen poltike dhe as ne ate ekonomike. Ajo eshtë garante e sovraniteteit të shtetit.

Kam bërë përpjekje për tu bërë vendin më Gjykata Kushtetuese. Këtij problemi ti druhen ata që e kanë shkaktuar këtë problem.

A e thirrën mazhoranca Venecian, pse nuk e priten këta venecian dhe miratuan ligjet. Ata duan të minojnë intersin publik dhe atë kombëtar.

“E kush po na bën moral, zonja e Bilalit që e bllokoi integrimin europian për tre vjet për çeshtjen e qarkut të Fierit”, tha Meta duku ju pergjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Presidenti doli në konferencën për mediat pasi më parë Kryeministri Edi Rama e akuzoi se kishte dërguar letrën me synim bllokimin e hapjes së negociatave.

“Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij! Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit..

Sa nisi terapia intensive e Reformës në Drejtësi nisi dhe reaksioni me temperatura të larta në organizmin e shtetit të sëmurë prej kancerit të korrupsionit! Përpëlitjet e ethshme me bojkote, molotovë, dekrete janë thjesht pasoja të intensitetit të terapisë mbi kancerin..

Shqipëria mund ta marrë mund të mos e marrë PO-në që meriton nga Këshilli Europian, po ama kurimi deri në fund i sëmundjes dërrmuese që i ka ngrënë trupin e shpirtin prej 30 vjetësh,as mund dhe as do ndalet dot me kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi!”, shprehej Rama.