Dy shqiptarë të tjerë me coronavirus në Maqedoni, vinin nga Italia

Një çift nga Dibra kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut teksa kishin qenë në Itali. Me këto raste të reja numri i të prekurve shkon në 3.

Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar ndalimin e të gjitha tubimeve dhe ngjarjeve të mëdha publike, si dhe zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë deri më 13 Mars.

Në Rajonin e Ballkanit Greqia mban rekordin me 45 raste të konfirmuara, Kroacia me 11, Bosnja 2, Rumania me 7, Serbia me 1 teksa Maqedonia i bashkëngjitet me 3 tashmë . Të paprekura qëndrojnë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bullgaria.