Skandal në Fier/ Drejtoresha shpik shtatzani te adoleshentja për të fshehur helmimin

Ambulancat janë paraqitur sërish mëngjesin e sotëm në ambientet  shkollës “Janaq Kilica” në Fier ndërsa mësohet se një nxënëse është shoqëruar për në spital, pasi ka ndjerë sërish simptomat e helmimit.

Prindërit janë revoltuar pasi nuk janë lejuar të futën brenda, ndërsa drejtoresha e Arsimit në Fier, Yllka Beci shprehet se është një vajzë shtatzënë, dhe nuk ka lidhje me situatën e djeshme.

Ndërkohë deklarata e saj ka bërë çudi pasi bëhet fjalë për një vajzë 17-vjeçe, ndërsa burime konfirmojnë për Faxweb.al se nuk është i vërtetë një lajm i tillë, por mbetet për t’u mësuar çfarë e ka shtyrë drejtoreshën të thotë një gënjeshtër të tillë.

Mësohet gjithashtu se simptomat e vajzës në fjalë janë të ngjashme me ato që janë shfaqur në rastet e të rinjve të tjerë që janë dërguar dje në spital.

“Të lutem a mund të të them diçka ty si nënë dhe si grua, të lutem, me kamera do ta them, vajza që iku tani është shtatzënë, është shtazënë moj zonjë, më dëgjon”, dëgjohet të thotë në video Beci, për të cilën do të duhet të merren masa të menjëhershme pas kësaj gënjeshtre kaq të trashë.

Nga ana tjetër për situatën kaotike të krijuar në shkollë është shprehur edhe ish-deputeti demokrat, Luan Baçi i cili ka postuar video në rrjetet sociale shkruan se të gjithë janë të paaftë, të korruptuar dhe të papërgjegjshëm, ndërsa ka ngritur një sërë pyetjesh për hetimet.

Reagimi i plotë

Vazhdon pa siguria dhe rastet e alarimit ne shkollen Janaq Kilica, ambulanca, e urgjences e spitalit te Fierit po transporton nje nxenese.

Çfar ndodh ne kete shkolle?

A dolen analiziat e helmimit te djeshem dhe te para nje jave?

A jane marre masa, ashtu si tha Mimnistere Besa?

A jane shtuar masat e sigurise?

A jane te pergjegjshem institucionet drejtuese?

Ju jeni te gjithe te pa afte, te korruptuar, te pa pergjegjshem.

Vidjot jane te ketij momenti, sot dt, 05 , 03, 2020.

Turp per ju.

Hetimet duhet te fillojne, nga drejtuesit dhe separi te merret masat e pezullimit, per mos manipulim te ngjarjeve.

Gepostet von Luan Baci am Donnerstag, 5. März 2020