Meta i përgjigjet Ramës: Nuk merrem me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit që…

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit Edi Rama që kreu i qeverisë ka bërë sot në Kuvend.

Në konferencën e përbashkët për mediat me Presidentin e Bullgarisë Radev, Meta iu përgjigj interesit të medias lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama.

Me ironi kreu i shtetit u shpreh se nuk do të merret me deklaratat e “gruas së Bilalit”, siç i referohet ai kryeministrit.

“Nuk do dëshiroja të shprehesha për çështje të brendshme, aq më tepër të merresha me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit, që e njohin gjithë shqiptarët. Ajo që është e rëndësishme është se presidenti i Bullgarisë është këtu, na mbështet për negociatat.

Kushtet ndaj vendit tonë kanë ardhur duke u shtuar, dhe që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe me luftën kundër fenomeneve të tilla, për të cilat raportet botërore tregojnë kush e ka përgjegjësinë. Shpresojmë të ecim megjithatë drejt një mundësi pozitive”, u shpreh Meta.