Lirohet nga burgu ish-drejtori i ALUIZNI-t, u arrestua për pasojat e tërmetit

Lirohet nga burgu ish-drejtori i ALUIZNI-t, Arben Isaku. Ky i fundit u arrestuar pak kohe më parë për pasojat e tërmetit.

Bëhet e ditur se, gjygjtari Paulin Cera mori parasysh kërkesën e tij për garanci pasurore. Gjithashtu ka lënë qeline edhe Klajdi Lame, ish-inspektor i IKMT.

Arben Isaku ishte në mesin e të arrestuave të tjerë për pasojat e tërmetit tragjik në Durrës. Ish-kreu i Aluizni-t akuzohej për “Shpërdorim detyre”.

Ndërkohë Klajdi Lame, u arrestua nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës,  për shembjen e pallatit 6 katësh ku humbën jetën dy shtetase.