Eksploziv makinës së drejtoreshës së Patentave, Policia: Ishte zjarr aksidental

Pas një lajmi në rrjetet sociale se makinës së drejtoreshës së Patentave në Shkodër, Egla Mirashi i është vënë eksploziv, reagon policia.

Policia sqaron se automjeti të Mirashit, tip “Hyundai” ka shpërthyer në flakë dhe nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se zjarri ka qenë aksidental, nga një defekt i brendshëm i mjetit.

Policia po ashtu sqaron se mjeti ka qenë në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, por në përdorim nga Egla Mirashi.

“Në lidhje me disa lajme që janë publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se i është vënë eksploziv mjetit të një shtetaseje dhe ngjarja është fshehur nga Policia, sqarojmë se: Me datë 04.03.2020 në orën 00:30, në fshatin Hoti Ri, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetases E. M. 32 vjeçe, ka rënë zjarr në automjetin tip “Hunday”, në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, por në përdorim nga shtetasja E. M.”, njofton policia.