Berisha: Rama do rrëzohet nga populli dhe do t’ia mbathë jo në Surel por në Serbi, ia ka bërë Vuçiç gati azilin

Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh në studion e Ilva Tares se, e vetmja rrugë për të larguar Ramën është revolucion, qëndrimi për ditë me radhë para derës së kryeministrisë dhe moslënia e tij të futet brenda në zrë. Berisha tha se Rama duhet të detyrohet të largohet nga vendi.

“Unë e kam thënë dhe e them se ose Rama të duhet të rrëzohet ose do të jetë një gjë shumë e dëmshme për PD-në. Rëndësi ka nëse do të rrëzonte Ramën do t’i bënte një shërbim të jashtëzakonshëm vendit. PD është në betejë. Unë e kam thënë se, PD duhet të jetë çdo ditë në protesta. Ky është një shkatërrues i vendit. Shqipëria po shkatërrohet”, tha Berisha.

Berisha deklaroi me tej se,vendi ynë është duke u damkosur çdo ditë nga raportet ndërkombëtare. Ai tha se, qeveria dhe mafia e drogës vendos të marr zgjedhjet me narkomanët, kjo nuk  mund të pranohet.

“Qeveria rrëzohet me revolucion. Kur të vendosin 3-4 mijë shqiptarë për të rrëzuar Ramën, ai ia mbath jo në Surrel, por edhe më larg. Ai do t’ia mbathë, por dua të them se vendin ia ka bërë gati Vuçiç. Vuçiç do i jap azil. Edi Rama është frikacak. Janë mbi 400 mijë shqiptarë që janë larguar”, u shpreh Berisha.