Balliu: Kjo është qeveria e “salillarëve”, PD do t’i përgjigjet cent për cent banorëve të Unazës së Re!

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, deklaroi sot nga Unaza e Re, ku IKMT-ja ka nisur shembjen e banesave dhe bizneseve, se Partia Demokratike do t’i përgjigjet cent për cent, banorëve të Unazës së Re.

Ai ka theksuar se problemi i banorëve nuk është me policinë, por me qeverinë, ndaj edhe sot nuk ka pasur rezistencë të tyre ndaj uniformave blu.

“Banorët kanë pasur dy alternativa, njëra të bënin luftë e të vriteshin me këta oficerë policie, por nuk e ka as me policin e gazetarin, armiku io tyre është pushteti mriminal i Ramës dhe Veliajt, të përplasen qyt me policë që të gjakosen që të fusin para në xhep Rama, absolutisht sështë e pranueshme dhe i përshëndes për këtë akt evropian se ata janë në të drejtën e tyre të ndërmerrnin cdo akt se po i vidhet prona, por ata zgjodhën të dokumentojnë se si sot qeverias me dhunën policore po vjen e po shkatërron provat. Ky projekt është sot në SPAK, në Prokurori, cfarë do hetojnë nëse shkatërrohen provat? Duhet të ndaloheshin punimet deri në përmbylljen e hetimeve.

Kësaj qeveria po i vjen fundi, banorët e unazës të ruajnë qetësinë, PD do u përgjigjet, do marrin lekët cent më cent, nuk po u bëjmë asnjë nder, koha e këtyre pushtuesve ka mbaruar sdo harrohet asnjë arrestim i paligjshëm, as një fëmijë që është marrë zvarrë nga kjo polici e droguar e inkriminuar që deri dje mbillnin kanabis”, tha Balliu.

Një nga banorët tha: Nuk e kam me policinë, Edi Rama ti nuk do jesh kryeministër gjithmone, kena me të ndjek hije mbrapa, e kemi personale, mua nuk me vjen asnjë dokument. A i keni mend në koke o qytetarë?

Të gjithe e keni në kokë. Ne nuk do shkulemi nga Unaza, nuk më del shpirti po nuk e pashë Ramën para drejtësisë, ose Kanunin, do e ndjekim këmba-këmbës atë dhe Veliajn. Ju them shqiptarëve mos ikni ta lini këtë vend në dorën e komunistave surrugato. Ne po të ishim për të vra do kishim vra me qindra policë por nuk na e kanë faj këta mercenare.

Pronari: Kam qenë pronar dhe sot jam barbon”!

Një nga banorët e Unazës së Re ka shprehur revoltën e tij të madhe për humbjen e biznesit, pronës, pavarësisht se për to ka paguar për t’u blerë dhe ka derdhur taksat.

Njeri prej tyre tha se, “kisha një biznes me 6 punëtorë në këtë zonë dhe punoja sipas ligjit, ndërsa tani jam në rrugë si barbon, pa pronë, pa shtëpi, pa asgjë. 100 vjet shtet dhe këtu nuk ka shtet!”, tha banori i indinjuar për humbjet e rënda që ka pësur nga shembja e banesës dhe e biznesit pa kurrfarë kompensimi, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë.

123 1