Socialistët ikin të gjithë nga Rama, Dade zgjedh partinë opozitare

Pas Arben Malajt edhe një tjetër simbol i socialistëve largohet nga PS duke zgjedhur një tjetër parti opozitare.
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, reagon për “Balkanweb” për takimin me ish-socialisten Arta Dade, me të cilën shfaqej duke konsumuar kafe në një lokal, në fotot që publikoi “BalkanËeb”.

I pyetur nga “Balkanweb” rreth takimit, Duka deklaroi se ka diskutuar me të për të ardhmen, por edhe për të shkuarën. Sipas Dukës, është në interesin publik që personalitete si Arta Dade apo Arben Malaj të afrohen me PAA, duke shtuar se ata mund të konsiderohen pa frikë si senatorë të Senatit të munguar të Shqipërisë.

“U takuam me znj. Dade si miq dhe ish-kolegë. Kemi biseduar për të ardhmen, por edhe për të shkuarën pasi kemi ndarë momente mjaft pozitive përgjatë karrierës tonë, si dhe kemi qenë pjesë e PS-së kur gëlonte dialektika e brendshme dhe në ‘tribunë‘ kishte profesorë të nderuar, jo oborrtarë.

Kam bindjen se është në interesin publik që personalitete si znj. Dade, apo z. Malaj që është afruar kohët e fundit me PAA-në, të cilët pa frikë mund të konsiderohen si senatorë të Senatit të munguar të Republikës së Shqipërisë, duhet të jenë në frontin e parë kur vendi kalon momente të vështira, sepse eksperienca e tyre shumëvjeçare është vendimtare për të prodhuar zgjidhje të qëndrueshme në interes të qytetarëve”, tha Duka.