Ballina Aktualitet Skemë mashtrimi gjigande nga miku i Olsi Ramës dhe këshilltari i Xhaçkës:...

Skemë mashtrimi gjigande nga miku i Olsi Ramës dhe këshilltari i Xhaçkës: Si iu grabitën qytetarëve miliona para me një telefonatë

Një ekip gazetarësh nga 23 vende kanë zbuluar një skemë gjigante mashtrimi, në të cilin është i përfshirë miku i Olsi Ramës dhe këshilltari i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Amant Josifi.

Bëhet fjalë për kompaninë “Milton Group” , më bazë në Kiev të Ukrainës. Kjo kompani e ngjashme me call-center është zbuluar se ka bërë mashtrime gjigante me kriptomonedhat.

Siç shkruajnë mediat që kanë bërë investigimin, qytetarëve u vjen një thirrje në telefon nga një numër italian ose anglez, nga ana tjetër , një zë me  theks të Evropës Lindore ofron mundësinë për të investuar në “cryptocurrency” me premtinin e fitimeve të mëdha. Por në të vërtetë është një mashtrim gjigant.

Klientëve u premtohej rritje e investimit të tyre por kjo skemë mashtruese gjigante i ka siguruar “Milton Group” një fitim prej 70 milionë dollarësh.

Ndërkohë që qytetarët që bien pre e kësaj telefonate humbin të gjitha paratë e tyre. Humbja ka arritur deri në 40 mijë euro për një person.

Viktimat janë kryesisht të moshuar dhe gazetarët raportojnë për 1000 persona që janë telefonuar për të investuar në kriptomonedha. Atyre u premtohej rritje e investimit të tyre.

Milton Group i Kievit operon përmes një rrjeti të qendrave të thirrjeve: një në kryeqytetin e Ukrainës, një në Shqipëri, një në Gjeorgji dhe një në Maqedoninë e Veriut. Ka qindra operatorë dhe në secilin vend “Milton Group” gjithashtu ka miq, politikanë dhe zyrtarë të rëndësishëm.

Ndërkohë, në mediat që është bërë invstigimi thuhet se qendra në Tiranë menaxhohet nga Amant Josifi, këshilltar zyrtar i Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë.

Në botën e ndërmjetësve, “Milton Group” merr formën e platformave të ndryshme të tregtimit në internet. Në muajt e fundit markat më aktive kanë qenë Cryptobase, CryptoMB dhe Vetoro Banc, veçanërisht në Evropë. Disa janë bllokuar nga autoritetet mbikëqyrëse nga vende të ndryshme.

“Milton Group” ka operuar në këtë mënyrë: Kursimtarët dërgojnë investimet e tyre përmes transferimit bankar, transferimit të parave, kartave të rimbushshme ose bitcoin. Në vend që të përfundojnë në një paketë të vërtetë të veprimeve cryptocurrency, paratë zhduken në llogari rrjedhëse të pashtershme, të fshehura në anonimitetin e llogarive në det të hapur, nga të cilat përfituesit përfundimtarë janë pronarë të Milton Group.

Exit mobile version