S’i mban lotët: Nuk është hera e parë helmimi i nxënësve. Nuk do ta dërgoj më fëmijën në shkollë

Ka shkaktuar mjaft shqetësim në qytet helmimi i disa nxënësve në shkollën “Janaq Kilica” në Fier.

Nxënësit kanë ndjerë shqetësime shëndetësore si të vjella, marrje mendësh dhe dridhje trupi pas hedhjes së një gazi që është shpërndarë në katin e parë dhe të tretë.

Ata janë nxjerrë jashtë me urgjencë nga mësuesit, por pasi kanë mësuar se çfarë ndodhi, dhjetra prindër kanë shkuar në hyrje të shkollës duke mos fshehur frikën dhe shqetësimin.

Gazetarja e Abc News, Valbona Davidhi ka kominikuar me disa prej tyre. Ata shpresin se një tjetër ngjarje e ngjashme, me përmasa më të vogla ka ndodhur para një jave dhe përsëritja e tyre nuk është aspak e rastësishme.

Intervista 1

Prindi: Javën e parë kanë qënë dy nxënës na thanë, tani kanë ardhur të gjithë në spital. Janë nga kati parë dhe kati i tretë.

Abc News: Keni femijën atje?

Prindi: Po kam fëmijën, është viti i tretë.

Abc News: Ccfarë ju thanë herën e fundit?

Prindi: Nuk na thanë asgjë. Bëjnë eksperimente atje. Të thonë të vërtetën çfarë po ndodh. Dua nga shteti të më sigurohet fëmija.

Abc News: Keni frikë?

Prindi: Po kam, nuk do ta dërgojë më fëmijën në shkollë…

Intervista 2
Abc News: Thuhet se një nga nxënësit ka hedhur një spraj? Ka ndodhur herë tjetër kjo?

Prindi: Po, para një jave.

Abc News: Përveç javës së kaluar ka patur situata të tjerë?

Prindi: Po nga java në javë, e njëjta histori. Prapë fëmijët i hedhin?

Abc News: Kush i ka hedhur?
Prindi: Duhet ta gjejë shteti. Jam shumë i shqetësuar për fëmijën. Me zor po e rris. Jam duke punuar për ta.

Abc News: Ka probleme fëmija juaj?

Prindi: Jo nuk ka deri tani. Më tha që e nxorrën mësuesit me shpejtësi jashtë.

Intervista 3
Abc News: Vajza është brenda në urgjencë?

Prindi: Po brenda, nuk na kanë lënë ta shohim.

Abc News:Cfarë të tha?

Prindi: Jamn mirë thotë, por s’na lenë të shohim.

Abc News: Keni frikë?

Prindi: Po normal që kemi frikë.

Abc News: Po ccfarë thonë, nga se janë helmuar?

Prindi: Gas thonë, nuk e dimë tamam.  /abcnews.al