Policia manipulon helmimin e nxënësve në Fier: “U hodh spray piperi”…

Policia manipulon ngjarjen e helmimit të dhjetëra nxënësve në të shkollën “Janaq Kinica” të Fierit. Sipas policisë, “helmimi e rreth 30 nxënësve të shkollës Janaq Kinica ka ndodhur sepse është përdorur spray piperi nga një nxënës i kësaj shkolle”.

Si mund të ndodhë që spay i piperit të helmoj 30 nxënës? Piperi të shkakton të djegura në frymëmarrje, por jo helmim me të vjella dhe marrje mendsh.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Kështu njofton policia e Fierit, por nxënësit rrëfejnë se u është thënë se, do të bëhej një stërvitje apo eksperimet që do të tregonte se si do të reagonin nxënësit.

Njëri prej tyre, i pyetur nga gazetari i News 24, Ervis Kuçi shprehet se mes tyre ishte hapur lajmi për një alarm fals, për një stërvitje apo eksperimet që do të tregonte se si do të reagonin nxënësit.

“Ishim në pushim të gjatë, erdhëm në oborr kur sapo hymë në shkollë i pamë të tjerët që të dilnin të shqetësuar. Na thanë që është alarm fals, nuk na lanë të hyjmë brenda, na thanë që ishte një stërvitje se si do reagonim ne në raste emergjente.

Nxënësit janë të traumatizuar si të shokuar. Kjo u hap nga nxënësit, edhe mësuesit ishin të shpërndarë për t’ju ardhur në ndihmë nxënësve me më shumë probleme”.

Ai tha ndër të tjera se nxënësit kishin probleme në frymëmarrje, marrje mendsh dhe debulesë të përgjithshme.

Kujtojmë se deri më tani mbi 30 nxënës kanë shfaqur probleme e janë transportuar me ambulanca e makina private drejt spitalit.
Kujtojmë se një javë më parë 6 nxënës të kësaj shkolle u helmuan në laboratorin e orës së Kimisë, për shkak të një reaksioni kimik.