Neymar kërkon sërish kthimin te Barcelona

E përditshmja spanjolle, Mundo Deportivo, raporton se Neymari e ka bërë një tjetër hap drejt kthimit në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës, pasi marrëdhënia e tij me drejtorin sportiv të Paris Saint-Germainit, Leonardo është përkeqësuar.

Ylli brazilian kishte dështuar në tentimet e tij për ta detyruar një transferim te gjiganti katalonas gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar, pasi ishte mërzitur nga jeta e tij në kryeqytetin francez.

Por, sipas gazetës spanjolle, Neymari është tani edhe më i bindur për një kthim potencial në Barcelonë, pasi që nuk është aspak i kënaqur nga marrëdhënia e tij me drejtorin sportiv të klubit, Leonardon.

Mundo Deportivo pretendon se marrëdhënia mes tyre tani është në pikën më të tulët dhe se ish-ylli i Santosit do ta përdorë këtë gjë për ta detyruar klubin francez ta kthejë këtë verë në Barcelonë, nga ku u largua në vitin 2017.

Po i njëjti medium shpreson se klubi i La Ligës do të duhet t’i paguajë rreth 180 milionë euro për ta transferuar 28-vjeçarin.

Neymari ka qenë në formë të mirë këtë sezon, përkundër që sërish është dëmtuar nga lëndime në shputën e këmbës. Ai ka kontribuar me 16 gola dhe dhjetë asiste në 20 ndeshje të zhvilluara.