Denoncimi: Edhe në fatkeqësi Rama mendon si të japë tendera e koncesione për miqtë e tij

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka denoncuar përmes një komenti në rrjetet sociale, Kryeministrin Edi Rama se, po shfrytëzon edhe fatkeqësi si ajo e tërmetit të 26 nëntorit 2019, për dhënie tenderash dhe koncensionesh për miqtë e tij.

Tabaku shkruan se, arkitekti Andrea Faoro pronari i UniLab, mikut të vjetër të Ramës dhe ideuesit të planit shkatërrues dhe betonues të Tiranës, Stefano Boerit, kanë bërë projektin e prezantuar në Thumanë, pa asnjë procedurë.

Postimi i plotë i Tabakut

Dje ne Thumanë u prezantua projekti i rindërtimit, i cili me shumë propagandë u shit sikur do të bëhej me tender ndërkombëtar, ndërkohë që projekti ishte kryer si gjithmonë nga miqtë e qeverisë.

Arkitekti Andrea Faoro, pronari i UniLab, mikut të vjetër të Ramës dhe ideuesit të planit shkatërrues dhe betonues tëTiranës, Stefano Boerit, kish bërë projektin pa asnjë procedurë.

Të mos keni asnjë dyshim që dhe zbatimi do të shkojë tek i njëjti taraf, te ata që kanë marrë tendera e koncesione.

Komisioni Europian dhe vendet që morën pjesë në konferencën e donatorëve u treguan gjenerozë duke dhënë pothuajse 250 mln euro donacion. Ato kishin një dhe vetëm një parullë: “Korrupsioni nuk do të tolerohet”!

Shumë e vështirë me Ramën dhe shokë të zbatohet kjo parullë. Parrulla e tyre është “Korrupsioni edhe më i madh në fatkeqësi!”

https://www.blunote.it/…/il-team-di-unlab-vince-il-masterpl…