Ballina Aktualitet Çfarë po ndodh me “drejtësinë e re”? Edhe Shullazi po shkon drejt...

Çfarë po ndodh me “drejtësinë e re”? Edhe Shullazi po shkon drejt lirisë

Eshtë shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Posatshme të Apelit për Krime të Rëndë në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të bandës së tij.

Arsyeja kryesore e kësaj shtyrje është bërë mungesa e trupës gjykuese, për të cilën KLGJ ka kërkuar ndërhyrje sa më të shpejtë, duke qenë se këtyre kriminelëve mund tiu jepet liria për shkaqe procedurash.

Seanca e sotme nuk ka zgjatur më shumë se dy minuta, ndërsa ngërçi për këtë proces gjyqësor pritet të vijojë edhe në javët në vijim.

Në fund të dhjetorit KLGJ i ka nisur një shkresë Ministrisë së Drejtësisë, të cilës i kërkon zhbllokimin e situatës duke sugjeruar ndryshime ligjore në emërimet e gjyqtarëve. Nëse procesi vijon të jetë i bllokuar, anëtarët e grupit “Shullazi” shkojnë drejt lirimit nga paraburgimi.

Prej më shumë se një viti procesi ka ngecur në Apel, ku Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së parë.

Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Tashmë dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërkohë që pjesë e trupës gjykuese është vetëm Albana Boksi.

Ligji parashikon se në Gjykatën e Posaçme të Apelit nuk mund të zhvillojë gjyq një gjyqtare që nuk është gjyqtar i posaçëm. Të gjithë gjyqtarët e tjerë që do të komandohen në Gjykatën e Posaçme duhet që të japin pëlqimin për të qenë të përgjuar.

Exit mobile version