Basha reagon pas publikimit të raportit të Freedom House: Shqiptarët kërkojnë ndryshim!

Freedom House publikon indeksin politik dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri. Sipas raportit, Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave të njeriut.

Pas publikimit të raportit, reagoi kreu i opozitës, Lulzim Basha. Sipas tij, sa më gjatë të qëndrojë kjo qeveris, aq më keq bëhet jeta për njerëzit.

Reagimi i kryetarit Basha

Sipas Freedom House, Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave te njeriut.

Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet me institucionet e kapura nga një parti.

Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit. Shqiptarët kërkojnë ndryshim! #ditemetemira

22