Van Gaal: De Jongu duhej të kishte zgjedhur Juventusin e jo Barcelonën

Trajneri holandez Louis van Gaal beson se Frenkie de Jong do të duhej ta kishte zgjedhur Juventusin e jo Barcelonën, pasi që thotë se talenti i mesfushorit holandez nuk po përdoret në mënyrën e duhur në Camp Nou.

Frenkie de Jong e kompletoi transferimin e tij në Camp Nou nga Ajaxi për 75 milionë euro gjatë verës së kaluar, pas një sezoni mbresëlënës 2019/20, kur u bë i njohur si njëri ndër talentet më premtuese në futbollin evropian.

Që nga atëherë, 22-vjeçari i ka bërë 34 paraqitje në të gjitha garat për kampionen në fuqi të Spanjës, duke kontribuar me dy gola të shënuara. Mirëpo, ai s’ka arritur ende ta shfaqë të njëjtën formë që e kishte treguar sa luante në Johan Cruyff Arena.

Zakonisht, De Jong është vendosur në krahun e majtë të treshes së mesfushës në formacionin e parë të Barcelonën, duke bashkëpunuar mes Sergio Busquetsin dhe Ivan Rakiticin.

Megjithatë, Van Gaal beson se bashkëkombësi i tij holandez do të kishte pasur më shumë ndikim në lojë nëse do të luante në qendër të mbrojtjes, pasi që ka dëshmuar se mund të luajë për klubet më të mëdha të botës.

“Unë nuk jam më trajneri i Barcelonës, por mendoj se Rakitici dhe Arthuri mund të luajnë në mesfushë në të njëjtën kohë me De Jongun”, ka thënë ish-trajneri i ekipit kombëtar të Holandës dhe Barcelonës.

“Frenkie është i shpejtë. Ai është i aftë edhe t’i mbrojë sulmuesit kundërshtarë në momentet e duhura. Barcelona mund ta përmirësojnë qendrën e mbrojtjes nëse do ta vendoste Frenkien aty”.

“Ai po bën punë shumë të mirë, duke e marrë parasysh se është vetëm 22-vjeçar dhe sapo ka shkuar në një vend tjetër dhe po luan në një kulturë tjetër. Barcelona pagoi shumë para për të dhe kjo e shton presionin edhe më shumë”.

“Nëse një klub do të duhej ta kishte blerë Matthijs de Ligtin, ai klub është Barcelonës. Dhe për shkak që Barcelona veçse e ka Sergio Busquetsin, Frenkie De Jong duhej të kishte shkuar në Juventus. Barcelonës i duhet më shumë një lojtar si De Ligt sesa si De Jong”.