Rëndohet bilanci, shkon në 52 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Italia vijon të jetë nën ethet e koronavirusit, numri i viktimave ka shkuar në 52 ndërkohë që 1835 të tjerë rezultojnë të infektuar.

Mediat italiane bëjnë me dije se deri më tani janë shëruar 149 persona. Numri i viktimave është rritur dhe në SHBA  gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 4 persona të tjerë duke e çuar në 6.

Ndërkohë OBSH në lidhje me gjendjen e krijuar nga koronavirusi i cili deri më tani ka marrë jetën e mbi 3 mijë personave thekson se akoma nuk jemi në një pandemi.

Sipas OBSH situata është nën kontroll dhe mund të përmbahet.