Reagon Presidenca: Tallje me Reformën në Drejtësi, nuk bëhet reformë me Etildën e…

Presidenca ka reaguar në lidhje me tryezën e prokurorisë për reformën në drejtës, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Me anë të zëdhënësit Tedi Blushi, presidenca shprehet se ‘të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte ndaj saj, sot e shohin si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë duke qenë edhe krenare!’

Reagimi i plotë i Tedi Blushit

Tallja me Reformën në Drejtësi dhe bërja e ligjeve puçiste anti-kushtetuese pati meritë të madhe për të mbledhur kaq shumë shqiptarë kundër grushtit të shtetit, ku Ministrja e Drejtësisë, siç është provuar nga shkresat zyrtare, akuzohet për 4 vepra penale.

Ndërsa të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte ndaj saj, sot e shohin si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë duke qenë edhe krenare!

Pandëshkueshmëria, Padrejtësia dhe Pafytyrësia kanë arritur majat!

Herën tjetër do mblidhen shumë herë më shumë se dje, shqiptarë të ndershëm dhe me dinjitet, që s’mund të pranojnë këtë Kryemaskaradë! TURP! SHAME ON YOU!