Ndihmëstrajneri i Barçës kritika të ashpra ndaj lojtarëve gjatë El Clasicos

Ndihmëstrajneri i Quique Setien në Barcelonë, Eder Sarabia, nuk mund ta fshihte zemërimin e tij gjatë përballljes së El Clasicos mes Real Madridit dhe Barcelonës në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Klubi katalonas nuk arriti ta shndërrojë dominimin e lojës në gola gjatë pjesës së parë të ndeshjes dhe në fund Real Madridi arriti të sigurojë fitore me rezultat 2:0.

Reagimet e Sarabias nga stoli gjatë gjithë ndeshjes u kapën dhe u publikuan më vonë nga televizioni spanjoll Movistar.

“Ai nuk është duke bërë asgjë nga ato që duhet t’i bëjë”, dëgjohet të thotë Sarabia, duke e kritikuar njërin nga lojtarët e Barcelonës.

“Papritmas ai po fillon të luajë dhe ta godasë topin kur duhet të jetë duke e pasuar topin”.

Antoine Griezmann e humbi një mundësi të mirë për ta zhbllokuar rezultatin e ndeshjes vetëm pak para se të mbyllej pjesa e parë dhe Sarabia s’ishte aspak i lumtur.

“Shëno Antoine, e dhj*fsha  nënën time të dreqit”, bërtiti Sarabia.

“Godite topin me butësi, me butësi”.

Në disa momente të ndryshme gjatë ndeshjes, Barcelona kthehej në mbrojtje dhe nuk arrinte të krijonte lidhje mes reparteve të mbrojtjes, mesfushës dhe sulmit.

“Ne nuk duhet ta kemi vijën e mbrojtjes aq thellë sepse ata do të fillojnë të na krijojnë hapësirë dhe pastaj vjen Benzema, e merr topin dhe krijon shumë superioritet. Ne duhet ta zvogëlojmë hapësirën shumë”, i tha Sarabia Setienit.