Meta: Është detyra ime si Kryetar i Shtetit të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit!

Kreu i shtetit, Ilir Meta përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan se është detyra e tij të jetë i pari në luftën kundër grushtit të shtetit.

Ndërkohë duke iu referuar tubimit të 2 marsit, ai shprehet se zëri i popullit po dëgjohet dhe ai është i lumtur për këtë gjë.

Deklarata

Është detyra ime si Kryetar i Shtetit të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit!
Është detyra ime si President i Republikës të mbroj i pari lirinë dhe demokracinë e vendit dhe të popullit tim!

Jam i lumtur se zëri i popullit po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike.

Jam i lumtur se Kushtetuta e popullit ka sot në shesh popullin e Kushtetutës.