Liga e Kombeve për Botërorin 2022, grup i lehtë për Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare i ka mësuar emrat e ekipeve kundërshtare në Ligën C të Ligës së Kombeve për Botërorin 2022

Kombëtarja shqiptare i ka mësuar tashmë emrat e ekipeve kundërshtare të Ligës së Kombeve për Botërorin 2022.

Kuqezinjtë kanë përfunduar në Grupin 4 të Ligës C së bashku me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin, në shortin e hedhur sonte në Amsterdam të Holandës.

Ky mund të konsiderohet një short i favorshëm për Shqipërinë, e cila kishte paraqitje dëshpëruese në Ligën e Kombeve për Euro 2020.

Me këtë rast shmanget një përballje e Kosovës me Shqipërinë në Ligën e Kombeve.

Shqipe