Ndodhi edhe kjo: Gruaja më quan barbon

Pak ditë më parë në media bëri bujë urdhëri i gjykatës i marrë nga djali e bashkëshortja e deputetit Kujtim Gjuzi i cili akuzohet për përndjekje e dhunë fizike.

Kreu i Partisë Konservatore ka folur për herë të parë lidhur me lajmin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën është në një process divorci, dhe djalit të tij të mitur.

I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Kujtim Gjuzi u shpreh se në 17 vite martesë, ai i ka dhuruar bashkëshortes vetëm trëndafila dhe në asnjë moment nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Në fjalën e tij, Gjuzi ka treguar se gruaja i kishte kërkuar që t’i kalonte të gjitha pronat djalit por ai nuk kishte pranuar pasi është babai edhe i tre vajzave.

“Në 17 vite, i kam dhuruar vetëm trëndafila, dhe nuk ka asnjë rast që unë e kam dhunuar. Ajo më quan barbon. Jetoj në një banesë me qera, edhe pse kemi tre banesa të blera.

Nuk mund t’i thuash bashkëshortit që jepja të gjtha banesat djalit se unë kam edhe tre vajza të tjera. Vajzat e mia heshtin lidhur me ngjarjen,”-tha deputeti.